BE investon 1.1 miliardë euro në ekonominë e gjelbër

Bashkimi Evropian do të investojë 1.1 miliardë euro (1.24 miliardë dollarë) në projekte të reja inovative për të zhvilluar një ekonomi më të gjelbër, deklaroi sot Komisioni Evropian, si pjesë e tranzicionit të bllokut drejt objektivit për zero emetime neto deri në vitin 2050.

Grantet për projektet do të ndihmojnë në rifillimin e ekonomisë së BE-së dhe krijimin e një rimëkëmbjeje të gjelbër, pas ndikimit të Covid-19, tha zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

Shtatë projektet në shkallë të gjerë janë investimet e para të Fondit të Inovacionit të Komisionit Evropian, një mjet i ri investimi i BE-së, që fillimisht bëri thirrje për aplikime në 2020.

Reklama e sponzorizuar

Fondi synon të ndajë 25 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për zhvillimin e teknologjive duke konsumuar më pak dioksid karboni (CO2) për të ndihmuar në dekarbonizimin e ekonomisë së BE-së.

Një nga projektet në Francë, lidhet me kapjen e emetimeve nga një fabrikë çimentoje dhe pjesërisht depozitimi i dioksidit të karbonit gjeologjikisht në Detin e Veriut për ta kthyer atë në beton.

Gjashtë projekte të tjera në Belgjikë, Itali, Finlandë, Holandë, Norvegji, Spanjë dhe Suedi janë përzgjedhur gjithashtu për financim./atsh