Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e gjashtë për këtë vit, në të cilën është vendosur për të hyrat maksimale të lejuara për ‘Termokos’ për sezonin 2021/22.
Vlera e të hyrave të lejuara maksimale për Termokos për këtë sezonë është vendosur të jetë 7,185,202€.
Bazuar në të hyrat e aprovuara Bordi ka vendosur edhe për përcaktimin e tarifave të NQ “Termokos” për këtë sezonë.
Struktura e tarifave të energjisë termike përmban 2 lloje të tarifave: Tarifat për ‘konsumatorët me matje’ dhe tarifat për ‘konsumatorët pa matje’, varësisht nga Infrastruktura e matësve (njehsorëve) të energjisë termike.
‘Për konsumatorët me matje tarifa mujore për kapacitetin termik është 0.78 €/kW për muaj dhe për sasinë e furnizuar të energjisë termike 36.25 €/MWh. Për konsumatorët pa matje tarifat janë të bazuara në sipërfaqen e ngrohjes e cila do të kalkulohet për konsumatorët shtëpiak me 0.76 €/m2 për muaj dhe për konsumatorët komercial me 0.95 €/m2’, kanë thënë nga ZRRE në komunikatën e lëshuar për media.