Malazezët kërkojnë naftë: Tashmë kanë bërë shpimin rekord prej 5 mijë e 400 metra në Adriatik

Mali i Zi në përpjekjet për të gjetur naftë tashmë ka bërë shpimin në thellësi deri në 5 mijë e 400 metra që është thellësia më e madhe deri tash në detin Adriatik, duke thyer rekordin e deritashëm prej 4 mijë e 300 e metrash.

Rezultatet e para të hulumtimeve dhe që do të tregojnë se a ka naftë në detin Adriatik që i takon Malit të Zi, do të jenë të njohura deri në fund të vitit, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për karburante të Malit të Zi, Marko Axhiq.

Shpimi siç ka thënë ai pas punëve shtesë për sigurimin e procesit të punës, do të vazhdojë sot.

Reklama e sponzorizuar

Zyrtari malazez, duke marrë pjesë në televizionin e Malit të Zi, ka thënë se deri tani është bërë shpimi deri në 5.400 metra thellësi.

Punë perfundimtare po vonojnë, siç tha ai , për shkak të punëve në sigurimin shtesë të procesit të shpimit.

“Kemi pritur që të dijmë se a ka naftë apo jo në shtator apo në tetor, por për shkak të kushteve të reja të krijuara në vendet e shpimit jemi detyruar të ngadalsojmë punët dhe të ndërtojmë edhe një kolonë shtesë për të siguruar operacionin”.

Kjo na ka ngadalsuar shumë, por shpresojmë që deri në fund të vitit do të kemi rezultate, ka thënë ai./Buletini Ekonomik/