Donald Trump shet hotelin në Washington për 375 milionë dollarë

Ish Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shitur hotelin në kryeqytetin amerikan për 375 milionë dollarë, transmeton agjencia Anadolya (AA), përcjell Buletini Ekonomik.

Siç shkruan BBC, me kompaninë investive nga Miami është arritur marrëveshja për shitjen e hotelit “Trump Internacional” në pronësi të ish Presidentit amerikan, për 375 milionë dollarë.

Kompania e Trump në Washington “Trump Organization” ka arritur marrëveshje me CGI Merchant group për shitjen e hotelit. Sipas marrëveshjes, hoteli është shitur për 375 milionë dollarë dhe ai do të dorëzohet zyrtarisht në tremujorin e parë të vitit 2022.

Reklama e sponzorizuar

Emri i ri i hotelit do të jetë “Waldorf Astoria”, ndërsa më të do të qeverisë Hilton Group.

Është ditur se “Trump Organization”, që nga viti  2019 ka kërkuar blerës për hotelin me 263 dhoma me kontratën për blerje në 60 vjet./Buletini Ekonomik/