AAK akuzon Qeverinë se ka bllokuar Ligjin për Pagat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shprehur shqetësimet lidhur me Ligjin për Pagat.

Tahiri në një konferencë për media ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka pasur afatin e fundit siç e ka përcaktuar vet në agjendën legjislative ta sjell këtë ligj më 29 tetor 2021, por ka dështuar ta sjell në Kuvend në mungesë të zotësisë ose të vullnetit politik.

Reklama e sponzorizuar

“Qeveria le që nuk e ka sjell këtë ligj që është vonuar një muaj, por qeveria pritet ta vonojë këtë ligj së paku edhe tre muaj për arsye që kanë të bëjnë me tendencën e qeverisë aktuale me e prish sistemin e karrierës në shërbim civil, ku sipas Tahirit pozitat e shefave të divizioneve dhe drejtorët e departamenteve do të kthehen në kontratë katër vjeçare që në esencë dhe praktikisht kjo e shndërron shërbimin civil njësojë si marrëdhënien e punës që punëtoret e kanë në sektorin privat”, tha Tahiri.

Ai kërkoi nga Qeveria që të tregoi nëse ky ligj do të sillet në Kuvend apo jo.