Banka Qenderire Europiane (ECB), ka tërhequr vërejtjen se tregjet financiare dhe ato të paluajtshmërive janë mbivlerësuar.
Siç kanë kumtuar zyrtarët e kësaj banke ky pozicion ka ndodhur për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike, nivelit të ulët të kamatave dhe pakove të ndihmave të mëdha të cilat janë ndarë gjatë pandemisë.
Në raportin për stabilitetin gjysmëvjetor ky institucion si një nga rreziqet më të mëdha për BE-në e ka potencuar lëndimin e tregjeve financiare dhe të paluajtshmërive por edhe ngritjen e borxheve të korporatave dhe borxheve shtetërore, trasmeton investitor, përcjell Buletini Ekonomik.
ECB, si sjellje të rrezikshme të korporatave i sheh edhe investimet e rrezikshme sidomos ato ekzotike të cilat kanë rregullativë të dobët.
ECB për të zbutur këtë situatë mund të zvogëlojë vetëm pakot e ndihmave. Për këtë shkak gjatë shtatorit është paralajmëruar se do të blihen më pak obligacione.
Në ndërkohë, inflacioni në Eurozonë ka vazhduar të rritet dhe nga 3.4 për qind sa ishte në shtator inflacioni në tetor arrit në 4.1 për qind.
Megjithatë, Banka Qendrore Europiane mendon se kjo ngritje e çmimeve është e përkohshme dhe do të ngadalësohet vitin e ardhshëm./Buletini Ekonomik/