Diaspora për 6 muaj dërgon në Kosovë 433 milionë euro

Mbi 433 milionë euro janë derdhur në Kosovë për gjatë 6 muajve të këtij viti.

Këto para kanë ardhur në duart e qytetarëve të Kosovës, falë mërgimtarëve që jetojnë në shtetet të ndryshme të botës. Më së shumti para drejt Kosovë kanë dërguar qytetarët që punojnë në Gjermani.

Dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës ishin të pashmangshme edhe gjatë pandemisë COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

Në gjashtë muajit e parë të këtij viti, vlera e remitancave ka arritur në 433 milionë.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për gjashtë muajt e parë të vitit 2020, mërgata ka dërguar 27.8 milionë euro më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se më së shumti u dërguar para në muajin maj 2020, në vlerë prej 104 milionë euro.

“Në kuadër të bilancit të pagesave, remitancat dhe Investimet e Huaja Direkte shënuan rritje vjetore prej 1.3 për qind përkatësisht rënie vjetore prej 60.5 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2020”.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, pjesa më e madhe janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

Duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës për gjashtë muaj ka sjellë 433.2 milionë euro.

Gjermania është shteti nga ku diaspora më së shumti dërgojnë para në Kosovë.

Për tremujorin e parë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 42.4 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 20.8 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.3 milionë euro.

Për këtë periudhë, rritja e remitancave është për 1.3 për qind më e madhe se vitin 2019.

Edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë një konference për media të mbajtur ditë më parë ka treguar se në gjashtë muajit e parë të këtij viti, vlera e remitancave ka arritur në 433 milionë apo 28 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti kishte thënë se gjatë periudhës se pandemisë COVID-19, përkatësisht muajt mars dhe prill, ka rënie të remitancave.

Ai kishte paralajmëruar se, mosardhja e diasporës në Kosovë, rrezikon që në mos sjelljen e një miliardë eurove të tjera nga shpenzimet e tyre.

“Nëse i referohemi vitit të kaluar, të hyrat nga remitancat kanë qentë 875 milionë euro ose në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 12 për qind. Pritjet tona janë që remitancat të kenë rënie diku 14.1 për qind, gjatë këtij viti. Por, ne e kemi edhe kategori që diaspora i bënë në Kosovë, ne i quajmë shpenzime të udhëtimit, ku kjo shumë është rreth një miliard euro. Mos ardhja e tyre në Kosovë do ta rrezikonte këtë shumën prej një miliard euro”.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitancat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Në vitin 2019, vlera e remitancave ishte mbi 800 milionë euro.

Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të ulëta.