Guvernatori Mehmeti: Sistemi financiar ka rritje të depozitave

Fehmi Mehmeti- Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, bëri me dije se bashkëpunimi mes BQK-së me institucionet qendrore të Kosovës po vazhdon normalisht.

“Kem raporte shumë të mira, me qeverinë, kuvendin e ministritë. Raporti me të gjitha qeveritë është shumë i mirë, BQK-ja luan rol të rëndësishëm dhe në bazë të ligjit është këshilltar ligjor”, theksoi ai.

Reklama e sponzorizuar

Mehmeti vlerësoi se Kosova po ruan stabilitetin financiar. “Përkundër pandemisë, ne si BQK kemi arritur të ruajmë stabilitetin financiar. Pandemia sistemin financiar e ka gjetur shumë mirë,  sistemi financiar ka luajtur rol. Sistemi financiar ka rritje të depozitave, kreditimit. Pra sistemi bankar është kyç për zhvillim ekonomik, kredit jo-performuese është 2.5 për qind”, tha ai për emisionin Betimi për Drejtësi i cili shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), gjatë pandemisë Covid 19, ka marrë masa për të ruajtur stabilitetin.

“Ne jemi vlerësuar pozitivisht, jemi vlerësuar për masat e ndërmarra, nga Departamenti Shtetit, nga KE, FMN e BB.”, theksoi ai.

Mehmeti foli edhe për dy rastet për kompanitë që u është revokuar licenca. “Ne nuk dëshirojmë të revokojmë licenca, por kemi qenë të detyruar të marrim masa. Qëllimi jon është t’i ruajmë polic mbajtësit”, tha ai.

Për normat e interesit të kredive, Guvernatori Mehmeti tha se tani është mesatarja 6%.