Kompania gjermane WPD do të ndërtojë një fermë turbinash me erë në Maqedoninë e Veriut

Kompania gjermane e energjisë së rinovueshme WPD do të ndërtojë një fermë të turbinave me erë, me vlerë 500 milionë euro (580 milionë dollarë) në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut, deklaroi vendi i vogël ballkanik.

Kryeministri Zoran Zaev tha se projekti prej 415 megavat, është investimi më i madh gjerman në vend dhe më i madhi në fushën e energjisë së gjelbër, që kur Maqedonia e Veriut shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Zaev tha se do të instalohen 69 turbina të reja me erë midis qyteteve Kumanovë dhe Kriva Palanka. Ferma e turbinave me erë do të furnizojë me energji elektrike 290,000 familje.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të sigurojë rreth 1.500 megavat nga termocentralet diellore dhe rreth 700 megavat nga energjia e erës./Monitor.al/