Ukraina thotë se të paktën 400 milionë njerëz mund të përballen me uri nëse iu bllokohet eksporti i grurit

Gruri
Kosova më së shumti e importon këtë produkt nga Serbia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se të paktën 400 milionë njerëz mund të përballen me uri për shkak të krizës së grurit.

Sipas tij, numri i njerëzve mund të shkojë deri në 1 miliard, nëse kriza thellohet.

Reklama e sponzorizuar

“Çfarë duhet të bëjë Rusia nëse ato po shkaktojnë uri për të paktën 400 milionë, ose potencialisht më shumë se një miliard njerëz?” citohet të ketë thënë nga agjencia e lajmeve AFP.

Rusia ka bllokuar portet ukrainase duke ia pamundësuar Ukrainës ta eksportojë grurin e saj.

Ndërkohë kjo e fundit ka akuzuar Rusinë që po ia vjedhë grurin.

Së fundmi, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka propozuar një plan që ia mundëson Ukrainës të eksportojë grurin.

Por nuk është arritur marrëveshja mes Rusisë dhe Turqisë, që kjo e fundit të jetë ndërmjetësuese që Ukraina në mënyrë ta sigurtë ta shpërndajë grurin nëpër vende të ndryshme të botës.