Dollari amerikan është valuta e vetme që nuk ka pësuar rënie këtë fillim jave duke vijuar sërish edhe këtë të hënë të blihet me 105.8 lekë dhe të shitet me 106.6 lekë sikurse edhe javën e shkuar.
Monedha europiane e ka nisur këtë javë negativisht teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 122.4 lekë dhe është shitur me 123 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një zbritje të vlerës këtë fillim jave teksa bluhet sot me 142.2 lekë dhe shitet me 143.4 lekë në raport me një javë më parë.
Referuar tregut valutor të brendshëm edhe Franga zvicerane është zhvlerësuar këtë mëngjes pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 115.5 lekë dhe shitet me 116.3 lekë./SCAN TV/