Kursi i këmbimit, rritje e fortë e Dollarit amerikan ndërsa Paundi dobësohet

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të fortë këtë të enjte teksa blihet mëngjesin e sotëm me 106.2 lekë dhe shitet me 107.1 lekë në raport me një ditë më parë.

Paundi britanik ndërkaq ka shënuar një rënie të vlerës ditën e sotme pasi krahasuar me ditën e mërkurë blihet me 142.4 lekë dhe shitet me 143.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka shënuar luhatje të vlerës këtë mëngjes duke u blerës sërish sikurse edhe ditën e djeshme me 122.3 lekë dhe duke u shitur me 122.9 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të vlerës këtë të enjte teksa vijon të blihet sërish me 115.4 lekë dhe të shitet me 116.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/