Zbulohen monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles në Britani

Është zbuluar shëmbëlltyra zyrtare e monedhave të reja me portretin e mbretit të ri të Britanisë, Charles. Bëhet fjalë për një monedhë me vlerë 5 paund dhe një më të vogël prej 50 pence.

Ato janë realizuar nga skulptori britanik Martin Jennings dhe janë miratuar personalisht nga Mbreti i ri. Në përputhje me traditën, portreti i Charles është vendosur në drejtim të kundërt me atë të nënës së tij. Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Mbretëresha, në monedhë  mbreti nuk mban kurorë.

Imazh i ri i mbretit Charles III është zbuluar nga Royal Mint dhe do të hyjë në qarkullim deri në fund të vitit.

Reklama e sponzorizuar

Mbishkrimi latin që rrethon figurën thotë: “:: CHARLES III :: D :: G :: REX :: F :: D :: 5 PUNDS :: 2022”, që përkthehet në: “Mbreti Charles III, me hirin e Zot, Mbrojtës i Besimit”.

Monedhat do t’u shiten koleksionistëve nga “The Royal Mint” nga fillimi i javës së ardhshme. Monedha 50p do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm shumë përpara fundit të vitit, e shpërndarë sipas kërkesës nga bankat, shoqëritë e ndërtimit dhe zyrat postare.

Ato do të qarkullojnë me monedha që shfaqin mbretëreshën e ndjerë, ndërsa 27 miliardë monedha do të pranohen ende në dyqane.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, monedhat nga 1p deri në £2, të cilat përdoren në jetën e përditshme, do të qarkullojnë duke mbajtur të njëjtin imazh të mbretit Charles.

Ato do të dërgohen, kur të jetë e nevojshme, për të zëvendësuar monedhat e vjetra të dëmtuara dhe të konsumuara si dhe për të mbuluar çdo kërkesë shtesë.