Monedha europiane është e vetmja valutë që nuk ka pësuar luhatje të kuotës ditën e sotme teksa vijon edhe sot të blihet njësoj si dje me 122.4 lekë dhe të shitet me 123 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar rënien më të fortë të vlerës këtë mëngjes pasi blihet sot me 142.5 lekë dhe shitet me 143.5 lekë duke humbur 1.3 pikë nga dita e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi blihet sot me 105.5 lekë dhe shitet me 106.3 lekë krahasuar me dje.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim nga valutat e tjera duke humbur pikë këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë blihet sot me 115.2 lekë dhe shotët me 116 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/