Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen që do ta mbajë sot do të shqyrtojë raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale, si dhe listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Ka më shumë se 1 vit që BQK ka mbetur pa bord funksional në mungesë të kuorumit.
Në adresë të Kuvendit të Republikës së Kosovës tashmë ka shkuar lista me emrat e 5 kandidatëve potencial për një anëtar joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Në këtë listë figurojnë emrat si: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa. /Buletini Ekonomik/