Fushë Kosovë, 3 nëntor – Sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës do të bëhet ceremonia e hapjes zyrtare të projektit të Parkut Teknologjik të Integruar Bujqësor.
Faza e pilot projektit do të fillojë në 6 komuna. Përmes këtij projekti, Parku Teknologjik i Bujqësisë do të hapet edhe në 32 komuna të tjera.
Nëpërmjet hapjes së 55 serave, 5 qendrave të mbjelljes dhe 1 qendër hulumtuese ne do të shtrijmë metodat e reja teknologjike të kultivimit nëpër komunat e Kosovës.
Të pranishëm në event do të jenë delegacioni i lartë i huaj që do të bëj financimin e këtij projekti, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, kryetarë të komunave, përfaqësues nga OJQ dhe nga sektori privat.