Sot, punëtorët shëndetësor do të protësojnë në ora 10:00 para Qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre për përmirësim të kushteve.
Vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së FSSHK-së, ku është kërkuar rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.
“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatën e tyre./Buletini Ekonomik/