Me çfarë biznesesh merren miliarderët më të ri në botë?

Në listën e njerëzve më të pasur në botë, vitëve të fundit gjithnjë e më shumë gjenden afaristë më të ri se 40 vjetë. Gjatë këtij viti 15 ishin të tillë, derisa një vit më parë kanë qenë 12.

Në listën e Forbesit, personi më i ri që ka arritur suksese marramendëse është një 29 vjeçar i cili merret me kriptovaluta. Edhe disa “shokë” të tij merren me paranë virtuale, ndërsa krahas kësaj veprimtarie paranë më të madhe e sjellin rrjetet sociale.

Personi më i ri në listën e Forbesit prej 400 amerikanëve më të pasur gjendet edhe 29 vjeçari, Sam Bankman Frip, “i rëndë” 22.5 miliardë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Ka arritur këtë sukses me rritjen e shpejtë të FTX, këmbimore së kriptovalutave të cilën e ka themeluar para 2 vjetësh në Hon Kong dhe investimeve të veta në kripto, shkruan Manager.ba, përcjell Buletini Ekonomik.

Askush pos Mark Zuckenberg, themeluesit të Facebook-ut nuk është pasuruar kaq shumë në moshën 20-30 vjeçare.

I dyti në listë është Evans Sipegel, 33 vjeçar, drejtor ekzekutiv i Snapchat. Miliardën e parë e ka realizuar në moshën 25 vjeçare. Snapchat është aplikacion të cilin çdo ditë e shfrytëzojnë rreth 293 milionë njerëz për dërgimin e fotografive dhe video-përshkrimëve të cilat zhdukën pas hapjes.

Spiegel e ka nisur kompaninë me Boby Marfin më të cilin kanë studiuar bashkarisht. Ata posedojnë rreth qerekun e snapchatit dhe kanë aksione votuese të cilat iu japin të drejtën e kontrollit mbi këshillin.

I treti në radhë është kolegu i Spiegel nga studimet dhe nga kompania Boby Marfi, ai ka 15.2 miliardë dollarë pasuri. Pasuria e “Snapvistëve” është mëshumë se trefishuar nga viti i kaluar, sepse aksionet e aplikacioneve në mediat shoqërore kanë kërcyer në nivel të lartë rekord gjatë pandemisë.

Snapchat ka shënuar 982 miliardë dollarë të hyra rekorde në tremujorin e dytë të këtij viti.

Frid Ersmen, 33 vjeçari i plasuar si i katërti, po kështu aparon me kriptovaluta. Ai është bashkëthemelues i Coinbase global i cili ka nis punën me 2012 dhe e ka braktisur kompaninë me 2017, por ka mbajtur rreth 6 për qind të aksioneve të veta, që paraqet pasurinë më të madhe të tij.

Pasuesi tjetër në listë është Lukas Valton, i cili “vlenë” 17.2 miliardë dollarë. Ky 35 vjeçar nga i ati ka trasheguar aviokompaninë Valton. Atij i takojnë 1/3 e pasurisë së të atit dhe e ushtron funksionin e kryetarit të këshillit për programin e fondacionit të familjes Valton.

Një nga të vjetrit në listën e Forbesit është 35 vjeçari, Baiu Bhat dhe ka në xhirollogarinë e tij 2.5 miliardë dollarë bashkarisht me Vladan Tenevi ka themeluar aplikacionin “Robin Hood” më 2013 në të cilin tani posedon 6 për qind të pjesmarrjes. Burimi kryesor i të ardhurave të Robin Hood-it është shitja e porosive blerësve të firmave të mëdha tregtare.

Emri më i zëshëm dhe më i përfolur nga kjo listë, është Mark Zuckenberg, themeluesi i  Facebookit, i  cili ngadalë por sigurt po e humb të drejtën e epitetit të miliarderit më të ri.

Në fakt, pasurisë së tij prej 134.5 miliardë dollarë akoma sot e kësaj dite, askush nga lista nuk mund ti afrohet.

Aksionet e facebook-ut kanë realizuar fitim prej më shumë se 50 për qind, sepse kompania gjithëprezente në mediat shoqërore ka tejkaluar 100 miliardë dollarë të hyra për 12 muaj, duke shtuar kështu gati 50 miliardë dollarë pasurinë e Zuckenberg dhe duke e bërë kështu një nga 8 më të pasurit në listën e sivjetme të Forbesit./Buletini Ekonomik/