‘Mot’ i keq edhe për valutat kryesore – Dobësohen ndjeshëm dollari dhe paundi

Dollari amerikan ka regjistruar një zhvlerësim të ndjeshëm të vlerës këtë fundjave pasi blihet sot me 107.3 lekë dhe shitet me 108.3 lekë në raport me ditën e djeshme dhe përgjithësisht me gjithë ecurinë e kësaj jave.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rënie të vlerës ditën e sotme pasi në raport më një ditë më parë është blerë me 142.3 lekë dhe është shitur me 143.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka humbur pikë këtë të premte duke u blerë mëngjesin e sotëm me 120.9 lekë dhe duke u shitur me 121.6 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane është e vetmja valutë që nuk ka pësuar luhatje të vlerës duke e mbyllur javën në kuota të qëndrueshme teksa referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 115.1 lekë dhe shitet me 116.2 lekë në raport me ditën e enjte./Scan tv/