Nafta është rritur në nisje të Javës, prej sinjaleve pozitive për ekonominë botërore, që kanë mbështetur perspektivën e kërkesës për energji, ndërkohë që prodhuesi shtetëror i Arabisë Saudite, Aramco, rriti çmimin zyrtar të shitjes.
Nafta Brent e Londrës u rrit me 1% në 83.6 dollarë për fuçi, pasi ra me rreth 2% në javën e kaluar. Nafta Bruti amerikane (WTI), u rrit me 1.1% në 82.16 dollarë për fuçi, pasi ra me mbi 3%. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mirëpriti kalimin në Kongres të paketës së vonuar të infrastrukturës prej 1 trilionë dollarë, ç’ka mund të nxisë gjithashtu kërkesën për karburant.
Rritja e eksporteve në Kinë u ngadalësua në Tetor, por theu pritshmëritë, nxitur nga rritja e kërkesës botërore përpara sezonit të pushimeve. Analistët thonë se rritja e pritur e ekonomisë botërore, pritet të mbështesë kërkesën për energji. Arabia Saudite rriti çmimin e naftës për klientët në Azi për Dhjetorin, duke kaluar pritshmëritë e tregjeve. Kjo lëvizje nga firma Saudi Aramco, sugjeron se kërkesa qëndron e fortë, ndërkohë që OPEC dhe eksportues të tjerë të naftës, po mbajnë frenat tek rritja e prodhimit.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe vendet aleate si Rusia, që njihen si OPEC+, ranë dakord javën e kaluar që t’i binden planet për të rritur prodhimin me 400,000 fuci në ditë nga muaji Dhjetor, poshtë shifrës që i është kërkuar nga SHBA. Biden i ka bërë thirrje organizatës që të prodhojë më shumë naftë për të frenuar rritjen e çmimeve.