Nafta, drejt humbjes javore – Çmimet “tërhiqen” prej rritjes së dollarit në një javë me luhatje të mëdha

Nafta ka rënë në tregtinë e fundit të javës, duke fshirë rritjet e sesionit të kaluar, ndërkohë që dollari amerikan vazhdoi të rritet prej pritshmërive se Banka Qendrore do të rrisë interesat për të zbutur inflacionin. 

Nafta bruto amerikane (WTI) ra me 0.7% në 81.01 dollarë për fuçi, duke përmbysur rritjen e së enjtes, ndërsa nafta Brent e Londrës, humbi 0.82% në 82.22 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se dollari do të qëndrojë i fortë deri sa të zbehen pritshmëritë e një Rezerve Federale të gatshme për të vepruar.

Reklama e sponzorizuar

Të dy çmimet referencë pritej ta mbyllnin javën në rënie me rreth 0.7%, pas luhajteve të mëdha, të nxitura nga dollari amerikan dhe spekulimet se administrata e Biden do të nxjerrë në treg naftë nga Rezervat Strategjike të SHBA, për të zbutur çmimet.

Në anën e kërkesës ka shenja pozitive, me përshpejtimin e udhëtimeve ajrore, por politikat më të ngushta monetare dhe fiskale, pritet të veprojnë si një limitues.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës shkurtoi këtë javë projeksionet për kërkesën botërore për naftë në tremujorin e katërt me 330,000 fuçi në ditë nga projeksioni i muajit të kaluar, pasi çmimet e larta të energjisë po frenojnë rimëkëmbjen nga Covid-19. OPEC, Rusia dhe vendet aleate, të njohura si OPEC+, ranë dakord javën e kaluar që t’i qëndrojnë planeve për të shtuar 400,000 fuçi në ditë në treg çdo muaj. /Scan tv/