Teksa presioni rritet për veprime urgjente klimatike, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dje ka lëshuar udhërrëfyesin botëror për të arritur transformim radikal për qasje në energji dhe tranzicion deri në 2030, duke kontribuar kështu në objektivin net-zero emetime deri në 2050.
Udhëzuesi përcakton një afat kohorë agresiv për të siguruar që 500 milion më shumë njerëz do të kenë qasje në energji elektrike në katërt vitet e ardhshme, deri në 2025, dhe 1 miliard njerëz shtesë do të fitojn qasje në zgjidhje të pastër të gatimit.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të UNDP, është theksuar se kjo do të kërkoj investim vjetor për qasje në energji elektrike dhe rritje të gatimit të pastër në 35 miliard dollar dhe 25 miliard dollar, respektivisht.
Investimi i kërkuar përfaqëson vetëm një fraksion të vogël të investimit në vlera trillion dollar që kërkohët në total, mirëpo implementimi i projekteve do të kishte përfitime për popullatën e botës së tretë.
“Ne përballemi me një moment të së vërtetës”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
“Afër 760 milion ende kanë mungesë në qasje të energjisë elektrike. Rreth 2.6 miliard njerëz kanë mungesë të zgjidhjeve për gatim të pastër. Dhe se si ne prodhojmë dhe përdorim energji është arsya kryesore për krizën klimatike. Ne duhet t’i zgjidhim këto probleme këtë dekad. Dhe duhet të fillojm sot. Me këtë udhëzues botëror në dorë, ne sëbashku mund të realizojmë potencialin energjetik si një mundësues vendimtar për arritjen e SDG-ve dhe objektivave të Marrëveshjes së Parisit, duke siguruar një të ardhme më të begatë, të barabartë dhe të qëndrueshme për njerëzit dhe planetin.”
Udhëzuesi botëror është një rezultat i madh për nivelit e lartë të dialogut të OKB të mbajtur më 24 shtator, në të cilin mbi 130 liderë Shtetit dhe Qeverisë dhe liderë botëror nga biznese dhe sektorë të tjerë kanë shpallur mbi 400 miliard dollar në investime dhe financa të reja për energji të pastër si pjesë e përkushtimeve vullnertarë të quajtura Energy Compacts.
Këto Kompakte janë shembull të aksioneve konkrete dhe partneritetit të kërkuar nën udhëzuesin botëror, në mënyrë që të arrihet energjia e pastër, e përballueshme për të gjithë deri në 2030 – Objektivi Zhvillimor i Qëndrueshëm 7 – dhe net zero emetime deri në 2050, në mbështetje të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimin Klimatik.
Objektivat dhe afatet kohore për veprim
Poashtu deri në 2025, udhëzuesi bën thirrje për: ridrejtim të subvencioneve të konsumit të buriemve fosile në energji të ripërtëritshme dhe efiçensë të energjisë; një rritje 100% të kapaciteteve modern botërore; dyfishim i investimeve vjetore në energji të ripërtëritshme dhe efiçensë të energjisë globale; dhe për të krijuar 30 milion vende të punës në energji të ripërtëritshme dhe efiçensë të energjisë. Kjo do të ndihmonte në sigurimin e një rikuperimi të gjelbër, dhe gjithpërfshirës duke investuar në ulje të varfërisë, shëndet, arsim dhe mbrojtje sociale.
Objektivi i menjëhershëm në udhërrëfyes kërkon që të mos ketë plane të reja për energjinë e qymyrit pas vitit 2021.
Kjo është bërë një zonë e mobilizimit në vigjilje të samitit të energji, dhe një “Jo energji të re nga thëngjilli” Kompakt i Energjisë ishte deklaruar nga Fuqizimi i Aleancës së kaluar të Qymyrit dhe OKB-Energy me shtatë qeveri partnere deri më tani: Kili, Danimarka, Franca, Gjermania, Mali i Zi, Sri Lanka dhe Mbretëria e Bashkuar.
Deri në 2030, udhërrëfyesi bënë thirrje për trefishim të investimeve vjetore botërore për kapacitete të energjisë të ripërtëritshme dhe eifcensë të energjisë, dhe largimin e termocentraleve të thëngjillit deri në 2030 për vende anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, dhe në mbarë botën deri në 2040.
Një tranzicion i drejtë dhe gjithëpërfshirës i energjisë
Duke pranuar se dy rrugë kombëtare të tranzicionit të energjisë nuk do të jenë identike, udhërrëfyesi kërkon që në arritjen e objektivave të përcaktuara, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm duhet të integrohen si një kornizë udhëzuese për të siguruar një tranzicion të drejtë dhe gjithëpërfshirës të energjisë ku askush nuk do të mbetet pas, veçanërisht popullatat e cenueshme.