Prodhimi i hidrogjenit të gjelbër aktualisht më pak i kushtueshëm se sa prodhimi i hidrogjenit nga karburantet fosile

Rritjet e çmimit të gazit në Evropë kanë rezultuar që hidrogjeni i gjelbër, i fituar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, të jetë aktualisht më pak i kushtueshëm për t’u prodhuar sesa hidrogjeni gri shumë ndotës nga metani.

Lajmin e ka bërë të ditur rechargenews, ku është theksuar se sipas kalkulimeve të kompanisë së bazuar në Londër, ICIS, çmimi i prodhimit të hidrogjenit gri në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë më i lartë sesa hidrogjeni i gjelbër që nga mesi i shtatorit.

Sipas raportimeve, kostoja e prodhimit të hidrogjenit gri muajin e kaluar ka arritur pothuajse 6 paund për kilogram hidrogjen, krahasim me 1.43 paund në muajin prill.

Reklama e sponzorizuar

Në të kundërt, çmimi i hidrogjenit të gjelbër sipas një marrëveshjeje për blerjen e energjisë së energjisë së ripërtëritshme (PPA) prej 45 £/MWh ka mbetur në një konstante 3,39 £/kg. Më 8 nëntor, çmimi i H2 gri u vendos në 4.16 £/kg, sipas shifrave të ICIS – pak më pak se 20% më i shtrenjtë.

Ndërkaq, hidrogjeni i kaltër i prodhuar nga gazi natyror me teknologji për kapje dhe magazinim të karbonit (CSS), thuhet të ketë një kosto të shtuar prej 0.50 deri në 1.50 euro për kilogram mbi çmimin e hidrogjenit të hirët, për shkak të kostos së shtuar të teknologjisë CSS.

Industria e gazit dhe naftës beson që hidrogjeni i kaltër do të duhet të prodhohet në shkallë të madhe në mënyrë të ofrohen alternativat me karbon të ulët kundër karburanteve fosile.

Mirëpo ata kanë duke pohuar se kjo sërish do të ishte përgjegjës për sasi të konsiderueshme të gazrave serrë, për shkak të lirimit të metanit, dhe mangësisë së CSS për të kapur të gjitha emetimet e CO2 nga prodhimi i hidrogjenit./kosovo.energy/