Qeveria shtyn afatin për projektet nga mjetet e IPA-s

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 në mes Kosovës dhe BE-së, i cili do të mundësojë shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara si pasojë e pandemisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se ky projektligj synon shtyrjen e afatit përfundimtar për projektet që nuk janë kryer për shkak të pandemisë.

“Ky projektligj ka për qëllim mundësinë e shtyrjes së aftit përfundimtar për realizimin e projekteve që nuk kanë arritur të realizohen me kohë”, tha Kurti në mbledhje.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pohuar se afati i tij do të shtyhet deri në vitin 2024.

“Është nënshkruar me 6 shtator. Qëllimi është që të mundësohet shtyrja e afatit përfundimtar të projekteve të cilat nuk kemi arritur t’i përfundojmë në kohë për shkak të pandemisë, e me këtë e shtyjmë afatin deri në vitin 2024”, shtoi tutje Bislimi./Buletini Ekonomik/