Rritet frikshëm qarkullimi i parave false në Kosovë

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të gjithë personat që prodhojnë para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim nga një deri në dhjetë vite.

Nga të dhënat e siguruara për lajmi.net nga Policia e Kosovës, vërehet një tendencë e frikshme në rritje e rasteve të falsifikimit të parave.

Kësisoj, në vitin 2019 janë regjistruar 591 raste, në vitin 2020 janë regjistruar 498 raste, ndërsa vetëm në 10-mujorin e këtij viti(2021) janë evidentuar 768 raste. Pra bazuar në këto statistika, numri i rasteve të raportuara ende pa përfunduar viti, është më i madh sesa përgjatë komplet dy viteve të kaluara.

Reklama e sponzorizuar

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë informacione për vlerën e parave të falsifikuara, të cilat janë konfiskuar gjatë operacioneve të zhvilluara nga organet e rendit.

Por gjatë këtij viti, në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, janë hasur shumë raportime të rasteve të falsifikimit të parave në Kosovë me vlera të larta.

Pjesa më e madhe e këtyre monedhave, janë konfiskuar nga insitucionet financiare, ku edhe të njëjtat janë tërhequr nga qarkullimi.