Dollari amerikan ka ruajtur vlerat pozitive të javës së shkuar duke vazhduar edhe këtë të hënë të blihet me 103.6 lekë dhe të shitet me 104.4 lekë.
Ndërkaq monedha europiane ka humbur pikë në raport me javën e kaluar pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 121.2 lekë dhe është shitur me 122 lekë.
Paundi britanik gjithashtu është dobësuar pasi ka regjistruar rënie të kuotës në raport me periudhën e 15-20 gushtit teksa blihet sot me 140.9 lekë dhe shitet me 142.2 lekë.
Franga zvicerane ka shënuar një rënie të vlerës këtë fillim jave pasi sipas kursit të këmbimit lokal është blerë sot me 112.6 lekë dhe është shitur me 113.4 lekë./SCAN Tv/