Dollari amerikan ka shënuar rritje edhe këtë fillim jave pasi në raport me javën që shkoi blihet sot me 106.6 lekë dhe shitet me 107.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka regjistrua një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 142.4 lekë dhe duke u shitur me 143.4 lekë.
Euro ka pësuar një zbritje të kuotës gjithashtu këtë të hënë pasi në raport me ditën e premte të javës që shkoi blihet sot me 122 lekë dhe shitet m e122.6 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është forcuar sërish teksa blihet këtë mëngjes me 115.3 lekë dhe shitet me 116.2 lekë./SCAN TV/