Tuneli i Llogorasë do të shkurtojë kohën nga 55, në 10 minuta

Nisi këtë të diel puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, një ëndërr 30 vjeçare siç tha kryeministri që do shkurtojë kohën e mbërritjes në perlat e jugut.

“Kam sjellë një frazë të mrekullueshme të Lord Bajronit në veprën shtegtime te Çajld Haroldit, të cilat i shkroi pasi shkeli për herë të parë në vjeshtën e 1809 në këto vise, ‘parajsa nuk krahasohet dot me viset që fsheh ky bregdet’.

Sipas kryeministrit projekt mund të mbarojë më herët se afati prej 33 muajsh.

Reklama e sponzorizuar

“Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshëm të kohës, një rritje të konsiderueshme të sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër, ai i Orikumit dhe pastaj me by-passin e Vlorës që është drejt përfundimit me detajet e fundit për të qenë plotësisht i kryer në sezonin e ardhshëm turistik dhe më tutje me by-pass-in e Fierit.

Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me nje projekt prej 139.6 milion euro. Pas pak ditësh tha Rama do të ngrihet edhe kantieri i aeroportit të vlorës që do ketë kapacitet për fluturime transoqeanike

“Do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë, ndër më të lartat sipas standardeve europiane, 4E që do të ofrojë fluturime kudo, edhe kapacitet fluturimesh transoqeanike dhe shërbime të cilat ende sot nuk i ka aviacioni civil shqiptar që do të jenë të mundura dhe në aeroportin tjetër Nënë Tereza, falë një investimi tjetër që fillon nga ai aeroport në pistë që sot e bën të pamundur vendosjen e fluturimeve direkte me SHBA dhe vende të tjera jashtë Europës”

Sipas Ramës , brenda disa javësh do të hapet dhe kantieri i portit turistik të Vlorës që do jetë një port për jahtet.