Rusia gjatë këtyre ditëve iu ka ekspozuar kritikave të shumta, e cila po akuzon se tregtimin e drithrave mund të shfrytëzojë si mjet të presionit.
Pos gazit, tashmë edhe drithi rus karakterizohet si “armë” me ndihmën e të cilit Rusia “mund të kërcënojë” dhe “vërend” tek konkurentët e vet.
Gazeta “Zeq Pospolita” këto ditë ka publikuar komentin më titullin “Drithi-armë e re e shantazheve ruse” në të cilën pohohet se në 10 vitet e fundit, Rusia nga importuesi është bërë eksportuesi më i madh i grurit.
“Ekspanzioni në tregjet e tjera të reja zgjon frikën se Kremlini do të shfrytëzojë drithin për lojra politike siç ka bërë më heret më gazin dhe naftën” theksohet ndër të tjera në koment.
Mirëpo në Rusi, eskspertet e mohojnë këtë tezë polake. Leonid Ivanoviq Holod doktor i shkencave ekonomike edhe ish zedhënësministër i bujqësisë dhe produkteve ushqimore ka thënë për Sputnik se teza polake për grurin si “armë e re ruse” është shumë jo e rendomtë dhe madje “ekzotike”. Drithi nuk është naftë e as gaz, ndërsa tregu i drithrave është shumë më liberal sesa tregu energjetik ka thënë Holod.
“Thjeshtë dyshoj se tregtia me drithra mund të shfrytëzohet si armë”. Drithi tregtohet në bazë të spotkontratave afatgjate, apo sipas sasive të transportuara me anije dhe hekurudha.
Dhe pastaj në anët tjera të këtyre operacioneve zgjidhet fati dhe të ardhurat e prodhuesve rus të produkteve bujqësore, ku ka tani më shumë punëtor sesa në sferën e eksplatimit të gazit.
“Dhe si ata do të punonin në dëm të vetvetës”, pyet Holod.
Ai thekson se ekpsorti i drithrave varet shumë nga prodhimi i subjekteve të caktuara të federatës ruse, siç bie fjala nga qarku jugor federal.
Ai sqaron se në tregun botëror e prodhimeve ushqimore vlejnë rregulla të ashpra dhe aty Rusia nuk mund të jetë monopoliste./Buletini Ekonomik/









