Ministri i Financave të Malit të Zi, Milojko Spajiq, përmes Twitter ka njoftuar se duke falënderuar programin “Evropa Tani”, një çift i martuar do të realizojë të ardhura minimalisht 900 euro dhe jo sikunder deri më tani 444 euro.
Po kështu, ministri ka potencuar se më në fund benifitet ekonomike do të kalojnë tek familja e cila do të ketë mundësi të qëndrojë në Mal të Zi dhe të rris fëmijët e tyre, transmeton RTCG, përcjell Buletini Ekonomik.
“Puna më në fund do të vlerësohet në Mal të Zi”, ka thënë Spajiq.
Ndërsa, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq, ka thënë se kur të fillojë relaizimi i programit “Evropa Tani”, familja me të ardhurat minimale mund t’i lejojë vetës të blejë më shumë sesa produktet e shportës minimale shpenzuese./Buletini Ekonomik/