Monedha europiane e ka mbyllur negativisht duke u blerë këtë të premte me 121.1 lekë dhe duke u shitur me 121.8 lekë në raport me një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik blihet sot me 141.2 lekë dhe shitet me 142.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal, duke regjistruar kështu një rënie të ndjeshme në krahasim me dje.
Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar rënie të vlerës këtë fund jave teksa blihet sot me 102.6 lekë dhe shitet me 103.4 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet me 110.5 leke dhe shitet me 111.3 lekë duke shënuar kështu një rënie këtë të premte krahasuar me ditën e djeshme./Scan tv/