Turqia shënon rekord të ri në prodhimin e rrymës nga era

Energjia elektrike e prodhuar nga era në Turqi këtë të mërkurë ka arritur nivelin më të lartë prodhues brenda vitit, duke mbuluar 20.1 përqind të kërkesës së gjithmbarshme për energji elektrike në këtë vend.

Të mërkurën e 10 nëntorit, në Turqi u prodhuan gjithsej 901841 megavat energji elektrike.

Nga kjo vlerë, rreth 21.6% e energjisë elektrike u prodhua nga termocentralet me qymyr, ndërsa 20.1% nga turbinate e erës.

Reklama e sponzorizuar

Rekordi i fundit për prodhimin e energjisë elektrike nga parqet e turbinave të erës ishte regjistruar më 25 tetor të këtij viti.