Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Yll Buleshkajn drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ai ka marrë 62 vota.
Buleshkaj në garën për të marrë drejtimin e AKK-së e kishte Visar Krasniqin, i cili mori vetëm dy vota.
Buleshkaj kishte marrë 33.7 pikë nga Komisioni për Legjislacion, kundrejt 33.5 pikëve të Krasniqit gjatë intervistimit të kandidatëve.
Theksojmë se Buleshkaj deri më tani ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndryshe, Mandati i drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion është pesë vjet.