12 mijë pasagjerë, deri në 40 fluturime në ditë në Rinas

Mediat shqiptare bëjnë me dije se në aeroportin e Rinasit festa e fundvitit kanë sjellë shtimin e fluturimeve dhe të fluksit të udhëtarëve, përcjell albinfo.ch.

Referuar statisitkave, ka një rritje me 40% të numrit të udhëtarëve krahasuar me ditët e zakonshme të dhjetorit. Kjo si efekt i festave, por edhe uljes së çmimit të biletave pas ndryshimit të menaxhimit të aeroportit.

Reklama e sponzorizuar

Rreth 12 mijë pasagjerë qarkullojnë këto ditë festash në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në më shumë se 40 fluturime me linja direkte në ditë.

Me ndryshimin e menaxhimit, aeroporti ka rritur edhe numrin e destinacioneve për vitin 2021 në krahasim me 2019-ën, gjë e cila u jep qytetarëve mundësi zgjedhjesh drejt vendeve të ndryshme evropiane, ndërsa marrëveshje të reja janë nënshkruar për fluturime direkte edhe me vendet arabe.