Për Vitin e Ri, Shqipëria do t’i japë Kosovës 7680 MWh energji elektrike

Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në krizën e furnizimit me energji elektrike që po kalon këto kohë. Pasi u njoftua nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dha detaje të mbështetjes që vendi ynë do t’i japë Kosovës.

Vendimi parashikon që Shqipëria të furnizojë me energji elektrike në datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Balluku bëri të ditur se Shqipëria do të furnizojë Kosovën me 7680 MWh për 31 dhjetorin 2021 dhe 1 janarin 2022 në formën e depozitës dhe pa efekt financiar. Kjo sasi do t’i kthehet pas Shqipërisë në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator.

Sot ka qenë në parlament për një debat mbi energjinë. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Në ditët në vijim do të flasim më gjerë edhe për abonentët që janë të lidhur me rrjetin e tensionit të mesëm se i detyron të dalin në tregun e lirë por në kushte kaq të vështira, qeveria shqiptare po analizon dhe po merren masat e duhura dhe për këtë target grup. Është detyrë e jona që t’i ofrojmë vëllezërve tanë që të kenë shërbim. Është me porosi të veçantë nga kryeministri. Do të ofrojmë shërbim të pandërprerë në çdo skaj të Shqipërisë” tha Balluku./Scan Tv/

Reklama e sponzorizuar