Deputetët e Kuvendi të Kosovës me 64 vota kundër, 2 për dhe 1 abstenim nuk kanë miratuar përbërjen e re të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kandidatët e propozuar janë Ardian Behra si kryesues, Hasim Krasniqi, Faruk Rexhaj, Adem Spahiu dhe Ruzhdi Morina si anëtarë.
Opozita ka kritikuar ekzekutivin që nuk po mban qëndrim për këtë listë të propozuar.
Buxheti i Kosovës është dëmtuar për 246 mijë e 882 euro nga aprovimi pjesërisht gabim i 104 ankesave nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), për vitin 2020 dhe tre mujorin e parë të vitit 2021.
Kështu është thënë nga Demokracia Plus, me rastin e prezantimit të raportit të monitorimit të OSHP-së.
Kujtojmë se nga muaji mars, i ka skaduar mandati Bordit të OSHP-së.