50 vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2022

Që nga destinacionet e largëta deri tek ato të preferuarat në vendlindjen tuaj, 2022 është viti për t’u bërë gati dhe për t’i kthyer udhëtimet tuaja të ëndrrave në realitet.

Planifikimi i aventurave të reja me afrimin e vitit të ri është gjithmonë emocionues, por gjetja e vendeve më të mira për t’u vizituar në vitin 2022 është diҫka unike.

Pas dy viteve të shoqëruara me mbyllje kufijsh, anulime të lundrimeve dhe kufizime të shumta për udhëtimet, 2022 është viti që shpresojmë të mund të lëvizim lirisht, të papenguar (edhe pse të vaksinuar dhe me testin për COVID), të rikthehemi te destinacionet tona të preferuara dhe të heqim nga lista vendet që kemi pasur në plan të vizitonim.

Reklama e sponzorizuar

Edhe pse industria e turizmit u godit rëndë nga pandemia, shumë biznese të kësaj industrie e përdorën këtë periudhë mbylljeje të detyruar për të rinovuar dhomat, për të shtuar komoditete të reja, si dhe për të zgjeruar hapësirat e jashtme, në mënyrë që të ofrojnë më shumë kur vizitorët të rikthehen. Viti 2022 është koha kur shumë turistë do të udhëtojnë në destinacione më të largëta nga shtëpitë e tyre, madje edhe jashtë shtetit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, duke korrur më në fund suksesin e këtyre përpjekjeve të guximshme.

Megjithëse variantet e COVID vazhdojnë të shfaqen, rregullat ndryshojnë shpesh dhe masat paraprake duhet të vijojnë të zbatohen, shumë nga destinacionet që zgjodhëm për vitin 2022 ofrojnë atë që ne besojmë se udhëtarët po kërkojnë në një botë post-pandemisë, që nga hotelet me akomodime private deri te destinacionet plot aktivitete në ajër të pastër. Vendet e  tjera, si Las Vegas, janë për ata udhëtarë të gatshëm, të cilët po presin me padurim të kompensojnë të gjithë kohën sociale që kanë humbur.

Teksa rikthehen mundësitë e lundrimit, në listë janë përfshirë vende të paharrueshme për t’u parë nga uji, që nga Antarktida deri te Nili, ndërsa ka mjaft arsye për të vizituar edhe destinacionet e goditura rëndë nga pandemia, si Italia dhe Azia, të cilat tashmë po rimëkëmben nga pasojat e saj. Sigurisht, ka edhe shumë thesare nga SHBA, duke filluar që nga Alaska dhe Kalifornia e deri te Florida dhe Miçigan.

Lista e vitit 2022 është në rend alfabetik dhe ka një shumëllojshmëri destinacionesh, me udhëtime të dëshiruara edhe në vende të largëta si India, Mozambiku dhe Katari – por edhe me shumë destinacione të preferuara në SHBA gjithashtu, si Walt Disney World dhe hotelin e tij të ri Star Wars; udhëtimet në Sedonan e bukur; si dhe kënaqësitë e thjeshta të jetesës në një qytet të vogël, me ushqimet e freskëta lokale në Franklin, Tennessee. Pavarësisht nga lloji i udhëtimit që keni ëndërruar, ne duam t’ju ndihmojmë që viti 2022 të jetë viti ku ju të mund ta ktheni ëndrrën tuaj në realitet.

  1. Abruzzo, Itali
  2. Alaska
  3. Anguilla
  4. Antarktidë
  5. Bahamas
  6. Barbados
  7. Belize
  8. Budapest, Hungari
  9. Burgundy, Francë
  10. Ishujt e Virgjër Britanikë
  11. Costa Smeralda, Sardenjë
  12. Kretë, Greqi
  13. Walt Disney World
  14. Doha, Katar
  15. Edinburg, Skoci
  16. Finger Lakes, Nju Jork
  17. Franklin, Tenesi
  18. Ishujt Galapagos
  19. Greater Palm Springs, Kaliforni
  20. Greenville, Karolina e Jugut
  21. Ilha Caldeira, Mozambik
  22. Jackson Hole, Wyoming
  23. Parku Kombëtar Kafue, Zambia
  24. Kaunas, Lituani
  25. Kyushu, Japoni
  26. Lanai, Hawaii
  27. Las Vegas, Nevada
  28. Louisville, Kentaki
  29. Malajzi
  30. Maldive
  31. Newport, Rhode Island
  32. Nile Cruise, Egjipt
  33. Panama
  34. Phuket, Tajlandë
  35. Pico, Portugali
  36. Quebec, Kanada
  37. Queensland, Australi
  38. Santa Ynez Valley, Kaliforni
  39. São Paulo, Brazil
  40. Savannah, Gjeorgji
  41. Seattle, Uashington
  42. Sedona, Arizona
  43. Singapor
  44. Miçigani Jugperëndimor
  45. St. Moritz, Zvicër
  46. ​​St. Pete/Clearwater, Florida
  47. Todos Santos, Meksikë
  48. Udaipur, Indi
  49. Uells, Mbretëria e Bashkuar
  50. Jukatan, Meksikë  / Travel & Leisure