BMW arrin 1 milion shitje të automjeteve elektrike, synon 2 milionë shitje plotësisht elektrike deri në vitin 2025

Gjiganti prodhues gjerman i automjeve ka bërë të ditur se ka shitur një milion automjete elektrike, duke përfshirë këtu automjete plotësisht elektrike dhe ato hibride, teksa ka theksuar se planifikon që të arrijë dy milion shitje të automjeve plotësisht elektrike deri në 2025, përcjell Reuters.

Rreth 70 për qind e shitjeve të automjeve elektrike deri më tani ishin hibridë, ka theksuar anëtari i bordit Pieter Nota.

Ai ka shtuar se kompania beson që modelet hibridë do të vazhdojnë të luajn një rol të rëndësishëm sidomos për konsumatorët që nuk kanë qasje të lehtë në pika të rimbushjes elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Vazhdimi i modernizimit të automjeteve me djegie të karburanteve fosile ishte një tjetër hap i rëndësishëm për të bërë industrinë më të qëndrueshme, ka shtuar ai.

“Vetëm atëherë mund të bëjmë diferencën përgjatë bazës së konsumatorëve”.

BMW që moti ka pasur qëndrim për të investuar në një gam të teknologjie se sa që të fokusohet plotësisht në automjete elektrime bateri për të ulur emetimet, dhe kundërshton përjashtimin e blerjes së automjeteve me djegie të karburanteve fosile.

Në këtë mënyrë, përcjell Reuters, prodhuesi i automjeteve synon që të ketë të paktën 50% të shitjeve botërore të automjeteve plotësisht elektrike deri në 2030, mirëpo ka përsëritur në rastë të shumta që mungesa e infrastrukturës së pikave të rimbushjes përbënë një vështirësi për një konsum më të shpejtë të automjeteve elektrike.

Shitjet në muajin nëntor ishin lehtë më ulëta se sa ato të vitit të kaluar, ka theksuar Nota, pasi një mungesë e qipave ka vazhduar që të vështirësojë furnizimin.

Mirëpo, kompania mbetet e sigurtë që do të shoh një rritje absolute të të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar, ka theksuar ai./kosovo.energy/