Dyshohet se fitoi tenderë rreth 2 milionë euro me dokumente të falsifikuara, arrestohet biznesmeni

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka arrestuar një të dyshuar me inicialet I. H., nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik” në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I arrestuari dyshohet se ka përfituar tre tendërë në komunën e Gjilanit në vlerën e 1 milionë e 900 mijë eurove me dokumente të falsifikuara.

Prokuroria në fjalë ia ka shqiptuar të dyshuarit masën e ndalimit prej 48 orëve, për të vazhduar më pas me proceduat e tjera sipas ligjit.

Reklama e sponzorizuar