Forumi i ardhshëm ekonomik botëror në Davos, nuk do të mbahet për shkak të pandemisë

Davoss
Davoss

Londër, dhjetor 2021 – Forumi i ardhshëm i planifikuar ekonomik botëror (WEF), që tradicionalisht mbahet qe shumë vite në pushimorën e mirënjohur Davos të Zvicrës, nuk do të mbahet për shkak të rritjes gjithnjë e më të numërt të rasteve të llojit Omikron të COVID-19, transmeton Sky News, përcjell Buletini Ekonomik.

Sky News këtë informacion e ka dhënë në mbështetje të bisedave që ka pasur me organizuesit dhe delegatët e Forumit.

“Mbledhja e liderëve politikë dhe të afaristëve  nga mbarë bota, e paraparë të mbahet në muajin e ardhshëm  në samitin vjetor të Forumit ekonomik botëror  në Davos, në Zvicër, është anuluar për shkak të rritjes së numrit të rasteve me llojin Omikron të Covid-19.”, ka shkruar redaktori i Sky News, Mark Klajnman, në  Twiter.

Reklama e sponzorizuar

Ai është thirrur më njoftimin që organizuesit e Forumit ua kanë dërguar delegatëve dhe të ftuarve të tjerë, transmeton Reuters./Buletini Ekonomik/