Në Austri, në qendrat e skitarisë mungojnë punëtorët, sidomos pas aplikimit të masave të ashpra epidemiologjike.
Piter Majer, pronar i një agjencie të punësimit, pohon se turizmi dimëror po vuan për shkak të mungesws së fuqisë punëtore.
“Ka kompani në Zelden dhe Kicbil, të cilat paguajnë ndërmjet 4 mijë e 500 dhe 6 mijë euro për një kuzhinier të mirë i cili flet rrjedhshëm gjermanishtën”, thotë Majer, tranmeton Portali Heute.at përcjell Buletini Ekonomik.
Derisa, numri i rezervimeve po rritet ngadal, numri i të punësuarve në ski-qendra po bije. Kjo e shqetëson edhe Tomas Gaiger, drejtorin e sektorit të turizmit në Odën Ekonomike të Tirollit.
“Sfida për kompanitë që të kërkojnë numër të mjaftueshëm të punëtorëve është më dramatike se kurdo herë deri tash. Aktualisht vetëm shërbimi për punësim ka thuaja 4 mijë e 500 vende të lira punë. Në të vërtetë, nevoja reale për punëtorët është shumë më e madhe”, ka thënë ai.
Lajmërime për punë aktualisht nuk ka as nga Gjermania.
“Shumë të punësuar të përhershëm pokështu e kanë lëshuar industrinë për shkak të mungeses së sigurisë. Hapjet dhe mbylljet e shpeshta janë helm për industrinë”, thekson Gaiger.
Para pandemisë, kamarieret kishin mundësi të fitonin vetëm brenda një dite, të ardhura madje edhe nga 3 mijë dhe 4 mijë euro, përkujton ai./Buletini Ekonomik/