Sipas të dhënave të ZRRE, vetëm gjatë vitit 2020 prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet e KEK në Obiliq është ndërprerë për 48 herë.
Nga këto, 23 ishin ndalesa të paplanifikuara, 16 rënie dhe 9 ndalesa të planifikuara.
Në vitin 2020 më së shumti probleme në prodhim kishte në njësinë B2 të Kosova B, e cila vetëm gjatë vitit të kaluar ka ndërperë në mënyrë të paplanifikuar prodhimin 8 herë, dhe ka pësuar 8 rënie.
Përkundër, sipas të dhënave të ZRRE, njësia B2 ka operuar me 88.08% të vitit.
Historiku i dy termocentraleve në Kosovë
Termocentrali Kosova A ka pesë njësi të cilat janë ndërtuar gjatë viteve të 60-ta dhe 70-ta të shekullit të kaluar. Aktualisht funksionojnë njësitë A3, A4 dhe A5.
Njësitë A1 dhe A2 nuk janë në funksion për disa vite. Disponueshmëria e njësive të Kosovës A është rreth 50-60%.
Në anën tjetër, termocentrali Kosova B përbëhet nga dy njësi me djegie linjiti me kapacitet të instaluar të gjenerimit prej 2×339 MVA. Punimet në ndërtimin e Bllokut B1 filluan në vitin 1977 ndërsa prodhimi i energjisë elektrike nga ky bllok filloi më 1983. Blloku i dytë u lëshua në prodhim më 14 korrik 1984.
Aktualisht, prodhimi i rrymës mbështetet vetëm në dy njësitë e Kosovës B, të cilat për shkak të moshës, prodhojnë diku pak mbi 500 megavat orë energji elektrike./kosovo.energy/