KEDS jep detaje për shpërthimin ku u lëndua një punëtor

Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar.

Fatmirësisht, KEDS njofton se sipas informative që kanë marrë nga emergjenca, punëtori është jashtë rrezikut për jetë.

Reklama e sponzorizuar

Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit.