Kthimi i reduktimeve të rrymës në Kosovë lajm edhe në mediat e botës

KEDS ka njoftuar se nga sot do të ketë reduktime të rrymës elektrike në të gjithë Kosovën. E për këtë cështje kanë raportuar edhe mediat më prestigjioze në botë, duke filluar nga Reuters.

Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kosovë (KEDS) njoftoi sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin, si pasojë e prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë, raporton Reuters, shkruan Gazeta Express.

Përmes një komunikate, KEDS-i njoftoi se dy orë ndërprerje të energjisë elektrike do të prekin të gjithë brenda 24 orëve të ardhshme dhe do të zgjasin deri në njoftimin e radhës.

Reklama e sponzorizuar

“Meqenëse po përballemi me krizën më të rëndë të energjisë elektrike në botë, KOSTT, në bazë të ligjeve në fuqi, na ka udhëzuar që të fillojmë me kufizimet e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Shteti me 1.8 milionë banorë tani po importon rreth 40 për qind të nevojave për energji elektrike. Konsumi i energjisë është rritur, pasi në dimër shumica e konsumatorëve e përdorin atë për ngrohje.