BE mund ta ulë taksën për karburantet, Polonia kërkon ta heq TVSH-në për ushqimet bazike

Polonia dëshiron që Bashkimi Evropian ta lejojë atë të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për karburantet motorike në mënyrë që të zbutë ndikimin e inflacionit në rritje, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Partia në pushtet e Polonisë për Ligjin dhe Drejtësinë (PiS) ka miratuar një paketë masash që përfshin taksat mbi benzinën, gazin, ngrohjen dhe energjinë elektrike, si dhe përfitime në para për familjet.

Reklama e sponzorizuar

Ata gjithashtu duan të ulin në zero TVSH-në për ushqimet bazike, por thonë se kanë nevojë për miratimin e Brukselit për ta bërë këtë për shkak të rregullave të BE-së.

Ministri i Financave, Tadeusz Koscinski i tha radios shtetërore se Polonia dëshiron të ulë taksën e karburantit nga 23 për qind në tetë për qind, raporton reuters.

“Kam pyetur Komisionin Evropian për uljen e TVSH-së për karburantin, askush tjetër në Evropë nuk e ka bërë atë … Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhjet e duhura së bashku, sigurisht që do të duhen edhe disa javë”, tha kryeministri polak.

Inflacioni në Poloni arriti në 7.8 për qind në muajin nëntor, sipas të dhënave zyrtare.