Monedha europiane ka rikuperuar disi në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 120.6 lekë dhe duke u shitur me 121.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me ditën e hënë teksa blihet sot me 141 lekë dhe shitet me 142.1 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan nuk ka shënuar lëvizje të kuotës këtë të martë pasi vijon edhe sot sikurse dje të blihet me 106.5 lekë dhe të shitet me 107.3 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar rënie të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë me 115 lekë dhe është shitur me 115.8 lekë./SCAN TV/