Maqedoni: Qeveria ‘ngrin’ çmimet, nuk lejon shtrenjtimin e produkteve bazë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marr vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë në vend.

Sipas këtij vendimi parandalohet shtrenjtimi i produkteve bazë dhe i njejti do të vlejë për çmimet e vendosura deri më 1 dhjetor.

Produktet të cilat janë bllokuar për t’iu ngritur çmimet janë ato me bazë esenciale siç janë: buka, sheqeri, mielli, vaji i lulediellit, qumështi, produktet e mishit dhe djathi.

Reklama e sponzorizuar

Çmimet e këtyre produkteve do të jenë të pandryshueshme deri më 31 janar 2022.