Ministria e Financave njofton qytyetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale dhe pensionmarrësve.
Në njoftimin e tyre ne facebook thuhet se kategoritë qe do të përfitojnë nga ky subvencionim janë familjet në skemën e ndihmës sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
“Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës”, shkruan në njoftimin e MF-së.
Tutje, ata trgojnë se kategoritë e lartëpërmendura 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ për të përfituar nga ky subvencionim./Buletini Ekonomik/