Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektiligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja, tha se me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në këtë komision miratohet projektligji dhe amandametet e propozuara nga komisionet e përhershme.
Ai tutje tha se edhe Komisioni për Integrime Evropiane e ka shqyrtuar këtë projektligj, e të cilët kanë konstatuar se projekligji dhe amandametet e propozuara nuk rregullohen në mënyrë specifike me legjslacionin e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë që i njëjti projektligj është shqyrtuar edhe nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, të cilët kanë vlerësuar se ky projektligj është në pajtim më kushtetuten dhe ligjin e zbatueshëm në vend.
Gjithashtu, edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka miratuar këtë projektligj me të gjitha amandamentet e propozuara duke konstatuar se të njëjtat nuk cënojnë dhe nuk prekin të drejtat dhe interesat e komuniteteve./Buletini Ekonomik/