Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka deklaruar se me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, nuk është paraparë një koeficient bazë dhe paga e zyrtarëve publik asnjëherë nuk dihet sa do të jetë me datën 1 janar sepse gjithmonë ka me qen subjekt i mendimit të ministrit të Financave apo i një qeverie.
Në emër të LDK-së, Bajrami tha se për këtë Ligj nuk dite vlera monetare e koeficientit dhe se sot kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati duke të tregojë se nëse i merr votat, kur do të hyjë në fuqi.
“Ata 83 mijë zyrtarë të cilët me padurim po e presin, disa prej tyre sepse disa dëmtohen në qoftë se marrin referenca dhe nëse bëjnë krahasime me pozitat dhe pagat që i kanë pas paraprakisht, ata që po e presin me padurim duhet ta dinë se sot në këtë Kuvend, 110 deputetët sa jemi në sallë nuk e di saktësisht se kur ky Ligj do të hyjë në fuqi”, tha Bajrami.
“Duhet të ketë një koeficient bazë, zyrtarët publik 83 mijë sa janë në sektorin publik, duhet të kenë siguri për pagën e tyre, domethënë paga e zyrtarëve publik me hyrjen në fuqi të këtij Ligji asnjëherë nuk dihet sa do të jetë me datën 1 janar sepse gjithmonë ka me qen subjekt i mendimit të ministrit të Financave, subjekt i një qeverie e cila ndoshta është në fushatë zgjedhore ka mundësi me u ngrit por nëse përballet me kriza, atëherë ka mundësi edhe me u zbrit”, theksoi ajo, duke shtuar se asnjë amendament i propozuar nga opozita nuk është votuar.
Ajo shtoi se pa u adresuar këto çështje, LDK nuk do ta votojë këtë Projektligj.